1.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Rasti i 53 milionëve, reagon Prokuroria Speciale: Kemi ngritur aktakuzë ndaj zyrtarit B.T.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) e ka demantuar lajmin e mbrëmshëm të publikuar në edicionin e lajmeve qendrore të KTV-së, me titull “I dyshuari për 53 milionët, përditë në Ministri e “i paqasshëm për Prokurorinë”.

Në njoftimin e tyre thuhet se ky lajm është i pasaktë, pasi Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj B.T më datë 18 shkurt 2022, për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë’’ të kryer me të pandehurit P.L, N.SH dhe E.B për të cilët është ngritur aktakuzë më datë 04 shkurt 2022.

“Bazuar në rezultatet e hetimeve, Prokuroria Speciale me datë 14 janar 2022, ka marrë aktvendim për zgjerim të hetimeve ndaj të pandehurit B.T., për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje me të tjerët kanë kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë’”,thuhet në komunikatën e PSRK-së.

Tutje në thuhet se pas zgjerimit të hetimeve PSRK, ka bërë përpjeke ligjore që ta siguroj prezencën e të pandehurit B.T., për ta intervistuar. 

“Për shkak të shmangies së personit për t’u paraqitur në Prokurori, nga kjo prokurori janë ndërmarrë veprime ligjore për ta siguruar prezencën e tij për tu deklaruar, me c’rast ka kërkuar urdhër arrest nga Gjykata, dhe njëkohësisht për shkak se janë plotësuar kushtet ligjore me datën 03 Shkurt 2022, ka pezulluar hetimet për të njëjtin”.

Prokuroria Speciale bëri të ditur se meqenëse janë eliminuar pengesat për të cilat janë pezulluar hetimet, ka intervistuar B.T., dhe pas ka ngritur aktakuzë ndaj të njëjtit më datë 18 shkurt 2022, 

“Njëkohësisht, i ka bërë propozim Gjykatës kompetente për bashkimin e procedurës për rastin konkret me qellim të procedimit të rastit për të gjithë të pandehurit”, thuhet në komunikatë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img