1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Rasti i 53-milionëshit, ish-kryeministri Haradinaj pritet të dëgjohet si dëshmitar

Është aprovuar propozimi i të akuzuarit Eset Berisha që në rastin e “53-milionëshit” të dëgjohet si dëshmitar edhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj, raporton Betimi për Drejtësi.

Të akuzuarit në këtë rast janë ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, këshilltari i lartë politik i Lekajt, Eset Berisha, ish-sekretari i Përgjithshëm në MI, Nebih Shatri, si dhe drejtori i Prokurimit Publik, Besim Tahiri.

Berisha ka dhënë arsyetimin që të dëgjohen si dëshmitarë, Haradinaj, Argjent Zejnaj dhe Aziz Sallahu.

“Për dëshmitarin Haradinaj, i akuzuari Eset Berisha tha se i njëjti do të dëshmojë lidhur me atë se si personalisht Haradinaj i kishte kërkuar të përpilonte opinionin ligjor për pagesën shtesë të 53.1 milionëve ndaj kompanisë ‘Bechtel&Enka’”.

Ndërkaq për dëshmitarin Argjent Zejnaj i cili në atë kohë ishte shef i kabinetit të ish-ministrit Lekaj, i akuzuari Eset Berisha tha se si dëshmitari do të shpjegojë strukturën administrative brenda për brenda ministrisë.Kurse për dëshmitarin Aziz Sallahu që ka qenë i ngarkuar si hetues i rastit, i akuzuari Eset Berisha tha se do të sqarojë se nga cila periudhë kohore ka bërë hetimin e rastit.

Për propozimet e të akuzuari Eset Berisha, u deklaruar edhe i akuzuari Lekaj duke shtuar posaçërisht se dëshmitari Haradinaj do të sqarojë rastin nga fillimi se si ka rrjedhur pagesa shtesë e shumës prej 53.1 milion euro.Të gjitha propozimet për dëgjimin e dëshmitarëve Haradinaj, Zejnaj dhe Sallahu, i ka kundërshtuar prokurori Atdhe Dema ku fillimisht për dëshmitarin Haradinaj se është fakt i pakontestuar se ka qenë pjesë e disa mbledhjeve të komitetit ndërministrorë.

Për dëshmitarin Zejnaj, prokurori Dema tha se është e panevojshme që gjykata të dëgjojë lidhur me strukturën administrative të ministrisë kurse për t’u dëgjuar dëshmitari Sallahu, prokurori Dema tha se hetimet i ka Prokuroria dhe jo polici hetues Sallahu.“Të kërkohet të dëgjohet Aziz Sallahu si hetues është nonsens sepse hetimet s’i ka fillu Aziz Sallahu sepse dihet ne këtë shtet kush zhvillon hetimet”, tha prokurori Dema.

Më pas trupi gjykues aprovoi pjesërisht propozimin e të akuzuarit Eset Berisha e që kishte përkrahjen e të gjithë të akuzuarve tjerë që në cilësi të dëshmitarëve të ftohet Haradinaj dhe Zejnaj por jo edhe Sallahu pasi që si hetues për çdo veprim ka bërë raporte që i ka edhe gjykata.Paraprakisht në cilësi të dëshmitari në shqyrtimin gjyqësor të ditës së enjte është dëgjuar ish-Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka ku dëshminë e tij në pamundësi fizike e dha përmes videolidhjes.

Dëshmitari Lluka në pyetjen e prokurori Dema pohoi se ka qenë pjesë e komitetit ndërministror në të cilin komiteti sipas dëshmitari Lluka është votuar që t’i rekomandohet Qeverisë së Kosovës pagesa e shumës shtesë prej 53.1 milion euro kompanisë “Bechtel & Enka”.Tutje, dëshmitari Lluka tha se me aq sa i kujtohet nuk kanë pranuar opinion nga kompania mbikëqyrëse e projektit “Hill International” sa ishte pjesë e komitetit ndërministror për ndërtimin e autoudhës Prishtinë-Hani i Elezit.

Propozimi për t’u bërë pagesa shtesë prej 53.1 milion eurosh sipas dëshmitari Lluka ka ardhur nga kryesuesi i komiteti ndërministror Lekaj me arsyetimin se qeveritë e kaluara nuk kanë respektuar afatet e pagesave dhe se mund të përfundojnë në arbitrazh ose procedura gjyqësore.

Po ashtu dëshmitari Llula tha se si Komitet kanë kërkuar edhe opinion ligjor nga ministria lidhur me pagesë shtesë që kërkohej të bëhej nga kompania “Bechtel & Enka”..
Ndërkaq i pyetur nga mbrojtësi i të akuzuarit Lekaj, avokati Musa Damati, dëshmitari Lluka tha se komiteti ndërministror ka bërë vetëm rekomandimin për pagesën shtesë prej 53.1 milion euro kurse Qeveria e ka aprovuar apo vendosur në fund.Gjithashtu në sesionin e paradites është dëgjuar edhe dëshmitari Besnik Avdijaj i cili kishte qenë asistent ekzekutiv i ish-ministrit Lekaj dhe në përgjigjen e prokurorit Dema tha se kishin pranuar si ministri opinionin e “Hill International”.

Lidhur me regjistrimin opinionit të kompanisë “Hill International”, dëshmitari Avdijaj sqaroi se në disa raste në ministri regjistroheshin dhe vuloseshin dokumentet në librat e protokolleve dhe në arkiva.Pas lejes së gjykatës dëshmitari Avdija bëri identifikimin e nënshkrimit të tij në dokumentin që ka pranuar opinionin e “Hill Internationale”, duke thënë e është nënshkrimi i tij dhe së është pranuar në ministri si dokument.

Dëshmitari Avdijaj i pyetur nga anëtari i trupit gjykues, gjykatësi Vesel Ismaili, tha se nuk e ka ditur përmbajtjen e opinionit të “Hill International” andaj edhe nuk mund të deklarohet se a ka prodhuar pasoja financiare ky dokument.Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitari Avdijaj dhe Lluka, si dhe pas aprovimit për dëgjimin e dëshmitarëve Haradinaj dhe Zejnaj, gjykata ka obliguar Prokurori Speciale që të sigurojë kontaktet dhe adresat e përfaqësuesit të kompanisë “Bechtel & Enka” dhe të “Hill International”.

Kjo kërkesë e gjykatës erdhi pasi që prokurori Dema kërkoi që të dëgjohet përmes videolidhjes edhe këta dëshmitarë nëse është e pamundur që të dëgjohen fizikisht me arsyetimin se do të ndriçonin rastit por në rast se nuk mund të sigurohen si dëshmitar propozoi që të lexohen deklarata e dhëna në Polici.Mirëpo kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Violeta Namani sqaroi se si gjykatë nuk kanë mundur t’ i sigurojnë adresat e tyre andaj sipas gjykatëses pasi që janë dëshmitar të Prokurorisë e njëjta tha duhet të sigurojë adresat e tyre prokuroria

Gjithashtu seanca e ditës së premte është anuluar pasi që dëshmitari Fitim Krasniqi ka njoftuar gjykatën se prezent për të dhënë dëshminë e tij do te jetë ditën e hëne në sesionin e pasdites kur edhe pritet të vazhdojë ky proces gjyqësorë.Ndryshe, edhe në seancën fillestare të mbajtur më 4 maj 2022, Lekaj dhe të tjerët ishin deklaruar të pafajshëm për veprën penale që iu vihet në barrë.

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 4 shkurt 2022, ngriti aktakuzë ndaj Pal Lekajt, Eset Berishës dhe Nebih Shatrit.Ndërsa, më 9 shkurt 2022, PSRK njoftoi se lidhur me këtë rast, më ç8 shkurt është ngritur aktakuzë edhe ndaj Besim Tahirit.
Sipas aktakuzës së ngritur më 4 shkurt 2022 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Pal Lekaj, në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatri, si sekretar i Përgjithshëm në këtë ministri, në bashkëveprim dhe me dashje edhe me të pandehurin Besim Tahiri, drejtor i Prokurimit Publik në MI, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare./BetimipërDrejtësi/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img