Prokuroria për luftë kundër organizimit të krimit dhe korrupsionit në seancën e sotme në Gjykatën Penale në Shkup do thotë fjalët përfundimtare për rastin “Haraçi” dhe pastaj edhe mbrojtja do të thotë fjalët përfundimtare.
Advertisement
Në seancën e fundit gjyqësore dëshmoi e akuzuara Katica Janeva (ish-kryetare e PSP-së) e cila hodhi poshtë akuzat kundër saj dhe theksoi se në mënyrë ligjore ka kryer detyrën e saj derisa ishte në krye të Prokurorisë Speciale.
I akuzuari i parë Bojan Jovanovski (Boki 13) akuzohet se ka ndikuar në prokuroren speciale Katica Janeva, për të dyshuarin në lëndën “Perandoria” Jordan Kamçev, që të marrë dënim më të lehtë.
Në mesin e të akuzuarve për këtë lëndë është edhe Zoran Mileski, i cili që nga seanca e parë ka pranuar fajin dhe Gjykata Penale e dënoi me tri vite burg.
PostAdss