Site icon PrishtinaPress

Rasti Fero: Policia thotë se një prej të dyshuarve i kishte drejtuar armën një femre jashtë studios

Reperi kosovar, Feronit Shabani-FERO bashkë me truprojën e tij, Bujar Ibishi, dyshohet se kanë sulmuar mbrëmë në studion e tij producentin Jetmir Agaj.

Fero dhe truproja i tij janë vet dorëzuar në stacionin e Policisë së Kosovës, pas shpalljes në kërkim, shkruan Insajderi.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje sot për rastin në fjal, ku thuhet se njëri prej të dyshuarve për sulm i kanë drejtuar revolen një femren e cila kishe qenë jahshtë studios.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, në studion e tij është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa njëri prej të dyshuarve i kishte drejtuar revolen viktimës tjetër e cila ishte jashtë studios. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK./Insajderi.org

Exit mobile version