Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se është shkarkuar nga detyra kryeinspektori i Inspektoratit në MD, Ylber Topalli
Sipas njoftimit, “pas një sërë gjetjesh faktike që dëshmojnë shkelje të rënda procedurale në rastin e ndërlidhur me zhvillimet pas vrasjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, Komisioni Disiplinor ka ardhur në verdiktin final për shkarkimin e tij, duke marrë parasysh një sërë shkeljesh ligjore”.
Nga MD-ja treguan Topalli dyshohet se i ka marrë kamerat e sigurisë nga burgu i Prizrenit para Policisë dhe i ka sjell në ministrinë Drejtësisë, “duke tejkaluar edhe kompetencat që bartë detyra e tij, veprime të cilat kan kontribuar negativisht drejt hetimit të drejtë të vrasjes së Astrit Deharit”.
“Po ashtu, i njejti ka hartu dy raporte kontradiktore lidhur me rastin: Në njerin raport, disa ditë pas vrasjes së Astrit Dehari, kryeinspektori Topalli e ka quajtur rastin e Astritit vetëvrasje. Disa ditë më vonë, të njejtin raport ai e mohon që është i tij edhe pse e ka vendosur nënshkrimin e tij në këtë raport”, thuhet në komunikatën e MD-së.