Nesër pritet të shkarkohet kryeinspektori i Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë, Ylber Topalli, për çështjen e rastit të Astrit Deharit.
Kështu i ka thënë RTV Dukagjinit një burim brenda Ministrisë së Drejtësisë.
Mostrat e Astrit Deharit ishin zhdukur nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Ndërkohë të premten është raportuar se disa nga mostrat janë gjetur.
Humbjen e mostrave e kishte bërë të ditur ministrja e Drejtësisë në Kosovë Albulena Haxhiu gjatë një konference për media.
Haxhiu këtë akt e kishte quajtur të rëndë dhe kriminal dhe ka bërë me dije se nga IML janë zhdukur 15 mostra me gjak, një mostër e urinës dhe një e lukthit.
Astrit Dehari humbi jetën më 5 nëntor të vitit 2016 brenda Qendrës së Paraburgimit në Prizren.