0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Rasti “Brezovica”, kërkohet paraburgim për Ilir Morinën dhe shtatë të arrestuarit tjerë

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurve A.I., I.M., F.H., R.A., M.Sh., A.X., Z.G., dhe H.A, të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se prej vitit 2016, i pandehuri I.M., si person zyrtar – Kryeshef Ekzekutiv në Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke mos përmbushur detyrat zyrtare me qëllim të përfitimit pasuror për personat tjerë, me këtë do të kryente veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit” nga neni 422 par.1 të KPRK-së. I njëjti, sipas Prokurorisë, në mënyrë të tërthortë ka pranuar para, që të veprojë në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare, me këtë do të kryente veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 428 par. 2 të KPRK-së.

Për të pandehurin A.I., ekziston dyshimi i bazuar se nga viti 2014 deri në vitin 2018, në Shtërpcë, në mënyrë të drejtpërdrejtë i ka dhënë para personit zyrtar që të mos veprojë në pajtim me detyrat e tij zyrtare, me këtë do të kryente veprën penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 429 par.3 lidhur me par.1 të KPRK-së. Po ashtu, i njëjti, në mënyrë të tërthortë i ka dhënë dhuratë në para personit zyrtar, që të ushtrojë ndikim të padrejtë në vendimmarrjen e tij, me këtë do të kryente veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431 par.2 të KPRK-së.

Tutje, në njoftim thuhet se, për të pandehurit Z.G., dhe A.X., ekziston dyshimi i bazuar se prej vitit 2016 deri në vitin 2019, si persona zyrtar në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) në Prishtinë, në bashkëkryerje kanë ndihmuar të pandehurin A. Ç., në kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit” për lëshimin e pëlqimeve mjedisore dhe pëlqimeve ujore në Parkun Kombëtar “Sharri” në vikend-zonën e Brezovicës, Komuna Shtërpcë, me këtë do të kryenin në bashkëkryerje veprën penale “Marrja e ryshfetit” në ndihmë nga neni 428 par. 2 lidhur me nenin 31 dhe 33 të KPRK-së. Të njëjtit, si persona zyrtar në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor (MMPH), në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë marrë para, me qëllim të ushtrimit të padrejtë në vendimmarrjen e personit zyrtar , me këtë do të kryenin në bashkëkryerje veprën penale “Ushtrimi i ndikimit ” nga neni 431 par. 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Ndaj M.Sh., ekziston dyshimi i bazuar se në mënyrë të drejtpërdrejtë i ka dhënë dhuratë personit zyrtar që të mos veprojë në pajtim me detyrat e tij zyrtare, me këtë do të kryente veprën penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 429 par.3 lidhur me par.1 të KPRK-së. I njëjti, në mënyrë të tërthortë i ka dhënë dhuratë në para personit zyrtar, që të ushtrojë ndikim të padrejtë në vendimmarrjen e tij, me këtë do të kryente veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431 par.2 të KPRK-së.

Sipas Prokurorisë, ndaj të pandehurit F.H., ekziston dyshimi i bazuar se nga viti 2010, në Shtërpcë, në mënyrë të drejtpërdrejtë i ka dhënë para personit zyrtar që të mos veprojë në pajtim me detyrat e tij zyrtare, me këtë do të kryente veprën penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 429 par.3 lidhur me par.1 të KPRK-së. I njëjti, në mënyrë të tërthortë i ka dhënë dhuratë në para personit zyrtar, që të ushtrojë ndikim të padrejtë në vendimmarrjen e tij, me këtë do të kryente veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431 par.2 të KPRK-së.

Kurse, ndaj të pandehurit R.A., ekziston dyshimi i bazuar se në vitin 2018, në Shtërpcë, në mënyrë të tërthortë, i ka dhënë para personit zyrtar që të mos veprojë në pajtim me detyrat e tij, me këtë do të kryente veprën penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 429 par.3 të KPRK-së. I njëjti, në mënyrë të tërthortë, i ka dhënë para personit zyrtar që të ushtrojë ndikim të padrejtë në vendimmarrjen e personit zyrtar, me këtë do të kryente veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431 par.2 të KPRK-së. Po ashtu, sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se në vitin 2017, i njëjti ka falsifikuar dokumentin publik, me qëllim që të përdoret si origjinal, me këtë do të kryente veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 398 par.2 të KPRK-së

Kurse, ndaj të pandehurit H.A., ekziston dyshimi i bazuar se nga viti 2015-2020, në Shtërpcë, si investues në vikend-zonë, në mënyrë të tërthortë dhe të drejtpërdrejtë, i ka dhënë dhurata në para dhe vikend-shtëpiza personit zyrtar me qëllim që të mos veprojë në pajtim me detyrat e tij zyrtare, me këtë do të kryente veprën penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 429 par.3 lidhur me par.1 të KPRK-së. I njëjti në mënyrë të tërthortë i ka dhënë dhuratë në para personit zyrtar, që të ushtrojë ndikim të padrejtë në vendimmarrjen e tij, me këtë do të kryente veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”.

Ndryshe, Policia dje ka realizuar aksionin “Brezovica 3”, ku ka bastisur 12 lokacione dhe ka sekuestruar para, vetura e armë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img