1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Rasti ‘Brezovica’ – Gjykata vendos për ish-sekretarin e Ministrisë së Infrastrukturës, i dyshuar për marrje ryshfeti

Gjykata e Ferizajt ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj ndaj ish-sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës, Xhelil Bekteshi dhe një personit me inicialet Xh.Sh, të dyshuar në rastin “Brezovica”. 

Ndërsa ndaj dy të dyshuarve të tjerë I.F dhe B.P, gjykata ka caktuar masa e sigurisë me të cilën është urdhëruar ndalimi për t`iu ofruar vendit apo personit të caktuar në kohëzgjatje prej një muaji. 

Sipas gjykatës, ish-sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës, Xhelil Bekteshi dhe XH.SH., dyshohen se kanë kryer veprat penale të marrjes së ryshfetit. Ndërsa personat me inicialet, I. F. dhe B.P., dyshohet se kanë kryer veprën penale marrje dhe dhënie të ryshfetit.

Një ditë më parë Prokuroria e Ferizajti ndaloi personat me inicialet: XH.B., XH.SH., I.F., B.P. për 48 orë në dyshimin për marreje dhe dhënie ryshfeti.    

Një hetim disa mujor ka rezultuar i suksesshëm për Prokurorinë e Ferizajt. Gjatë së enjtes, ky organ i hetuesisë ka ndaluar për 48 orë katër persona për vepra korruptive, njëri nga ta ish-sekretar në Ministrinë e Infrastrukturës.

Sipas dosjes së Prokurorisë, të cilën e ka siguruar KALLXO.com, ish-sekretari, Xhelil Bekteshi, dyshohet t’i ketë pranuar 8 mijë euro ryshfet.

“Ekziston dyshimi i bazuar se në vitin 2016, si person zyrtar – Sekretar i Përhershëm i Ministrisë së Infrastrukturës, ka pranuar dhuratë me qëllim që të veproj në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare, në atë mënyrë që ka kërkuar dhe ka marrë 8 mijë euro nga B. I. dhe A. Q., për të dhënë pëlqim për kyçjen në rrugën rajonale Shtërpcë-Sharr për kompleksin e vilave të B. I.”, thuhet në kërkesën për caktimin e masësës së paraburgimit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt.

Sipas këtij institucioni të drejtësisë, vilat që janë ndërtuar në Brezovicë, në Parkun Kombëtar “Sharri” janë në kundërshtim me Ligjin mbi Ndërtimin, Ligjin mbi Ujërat e Kosovës dhe Ligjin për Planin Hapësinor të Parkut Kombëtar “Sharri””.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img