0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Rasti Brezovica – Caktohet masa e paraburgimit ndaj shtatë të dyshuarve

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e  paraburgimit ndaj shtatë të dyshuarve për rastin “Brezovica”.

Në mesin e tyre janë tre zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, një zyrtarë i KEDS-it dhe tre biznesmenë.

Nga Gjykata në Ferizaj kanë treguar për çfarë akuzohen shtatë të arrestuarit me inicialet: B.L, SH.SH, S.S, G.B, A.Ç, L.V, G.S.

“B.L., i dyshuar për shkak të veprës penale ushtrimi i ndikimit nga neni 431 paragrafi 1 të KPRK-së.
SH.SH., dhe S.S.1, të dyshuar për shkak të veprave penale në bashkëkryerje keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së; falsifikimi i dokumenteve zyrtare nga neni 434 paragrafi 1 të KPRK-së; gjithashtu, SH.SH., i dyshuar për shkak të veprave penale në marrja e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 2 të KPRK-së; keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe autoritetit nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK- së”, thuhet në komunikatë.

“G.B, dhe A.Ç., të dyshuar për shkak të veprës penale marrja e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. L.V. i dyshuar për shkak të veprave penale dhënia e ryshfetit nga neni 429 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së; ushtrimi i ndikimit nga neni 431 paragrafi 2 të KPRK-së. G.S. dhe S.S.2, të dyshuar për shkak të veprës penale në vazhdim fajdeja në bashkëkryerje nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, gjithashtu, G.S., i dyshuar për shkak të veprave penale dhënia e ryshfetit nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 33 të KPRK-së; ushtrimi i ndikimit nga neni 424 paragrafi 2 lidhur me nenin 33 të KPRK-së; pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare nga neni 386 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.5 të KPRK-së”, kanë njoftuar nga Gjykata e Ferizajt./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img