I dyshuari i pestë në rastin “Brezovica” që dyshohet për veprat penale “Marrje e ryshfetit dhe “Ushtrim i ndikimit” do të dërgohet në paraburgim të paktën për 1 muaj.
Kështu ka vendosur Gjykata Themelore në Ferizaj, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore të këtij qyteti.
“Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.M., shtetas i Republikës së Kosovës, i dyshuar për shkak të veprave penale marrja e ryshfetit në ndihmë nga neni 428 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 dhe 33; veprës penale ushtrimi i ndikimit nga neni 431 paragrafi 2 lidhur me nenin 31të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.