-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Rasti “Bon Vivant”, urdhërohet ndalimi edhe i një personi

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se ka urdhëruar ndalimin e personit N. Ll., lidhur me rastin e ndodhur në “Bon Vivant”.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, e cila tha se i dyshuari N. Ll., dyshohet për veprën penale “dhënia e ndihmës pas kryerjes së veprave penale”.

“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e personi me inicialet N.Ll., për shkak të dyshimit të kryerjes së veprës penale ‘dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale’, sipas KPRK-së, lidhur me rastin e ndodhur në ‘Bon Vivant’”, tha Ulaj.

Kujtojmë se më 4 gusht, pas një përleshje në “Bon Vivant”, mbeti i vrarë një person ndërsa të lënduar mbetën mbi 20 persona.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img