4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Rastet me meningjit, infektologu: Këtë vit është numri më i lartë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se janë shtuar rastet me meningjit gjatë muajit korrik dhe gusht.

Në lidhje me këtë ka folur Hamdi Ramadani, i cili është infektolog. Ai ka thënë se këto raste janë të pritshme për shkak të stinës së verës.

“Ka qenë e pritshme, pasi që kjo sëmundje që ne e quajmë ka karakterin sezonal. Kryesisht këto sëmundje apo infeksione shfaqen te moshat e hershme, qoftë foshnje, apo persona deri në moshën 30 apo 40 vjec”, u shpreh Ramadani.

“Karakteristikë është që shfaqet në këto stinët e nxehta, dhe kryesisht në fund të muajit korrik dhe fillim të muajit gusht dhe ka fillimi i muajit shtator”.

Ai përmendi se simptomat janë të njëjta me të një gripi të zakonshëm, teksa shtoi se këtë vit është numri më i lartë në krahasim me vitet e kaluara.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img