2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Rastet ‘Azem Syla’ e ‘Apex’ në duart e gjyqtarëve vendorë

Rasti “APEX”, ku të akuzuar për krim të organizuar dhe detyrim janë 11 persona, si dhe rasti “Pronat”, ku 23 veta janë të akuzuar për krim të organizuar, nxjerrje dhe ndihmë në nxjerrjen e vendimeve të kundërligjshme gjyqësore, shpërdorim të detyrës zyrtare dhe shpërlarje parash, tani do të hetohen e gjykohen nga prokurorët e gjykatësit vendorë.
Se këto dy lëndë janë transferuar te gjyqtarët vendorë për KALLXO.com e konfirmoi edhe zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.
“Ju njoftojmë se këto lëndë janë dorëzuar në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe do të procedohen sipas ligjit”, tha Gashi për KALLXO.com
KALLXO.com lidhur me këto dy raste kontaktoi edhe me avokatin Arianit Koci, i cili mbron njërin nga të akuzuarit e rastit “APEX”, por ai tha se ende nuk është njoftuar për këtë.

Rasti “APEX” është një rast mjaft kompleks i cili deri më tani ka përfshirë të gjitha shkallët e gjykatave në Kosovë.
Avokatët që nga fillimi kanë kundërshtuar aktakuzën duke e cilësuar si të pasafatshme, ndërsa kundërshtimet e tyre ishin pranuar nga Gjykata Themelore, për t’u ndryshuar më pas nga Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme e Kosovës.
Edhe rasti “Pronat”, ku të akuzuar janë 23 persona është një rast mjaft sfidues për gjykatësit vendorë, qoftë për shkak të numrit të madh të të akuzuarve ashtu edhe natyrës së rëndë të veprave për të cilat ata akuzohen.
Në mesin e të akuzuarve në këtë rast ka edhe zyrtarë të organeve të drejtësisë, ndërsa i akuzuari kryesor është deputeti i dorëhequr i Kuvendit të Kosovës, Azem Syla.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img