-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Rastësi apo e qëllimshme? Kurti në Strasburg, nesër Parlamenti Evropian përkujton Gjingjiqin në 20 vjetorin e vrasjes

Në rastin e 20 vjetorit të vrasjes së ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq, Parlamenti Evropian në Strasburg do ta përkujtojë jetën e tij, njoftoi portali European Western Balkans.

“Aktiviteti i datës 16 mars në orën 11 organizohet nga grupi parlamentar i Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian (S&D). Zoran Gjingjiq dhe trashëgimia e tij politike do të diskutohen nga anëtarët e grupit socialdemokrat në Parlamentin Evropian, si dhe Zoran Lutovac, kryetar i Partisë Demokratike Serbe dhe deputet në Parlamentin e Serbisë, Ksenija Markoviq, Sekretarja Ndërkombëtare e Partisë Demokratike Serbe dhe deputete, dhe Nemanja Todorović Shtiplija”.

“Kryeministri i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike i Serbisë, Zran Gjinxhiq, ishte një figurë kryesore opozitare gjatë sundimit shkatërrues të Sllobodan Millosheviqit dhe luftoi për reforma prodemokratike dhe integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian”, shkruajnë në tekstin autorial anëtarët e Parlamenti Evropian nga radhët e socialdemokratëve, Tonino Picula dhe Pedro Marques.

Në një tekst autorial për EU Observer, ata deklaruan se Gjingjiq ishte një simbol i shpresës për një të ardhme më të mirë për Serbinë dhe një faktor kyç i stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, dhe ata e interpretuan vrasjen e tij si një sulm brutal ndaj Serbisë demokratike dhe aspiratat evropiane, por edhe përpjekjet për stabilizimin dhe pajtimin e rajonit të shkaktuar nga luftërat në territorin e ish-Jugosllavisë.

Dje Zyra e Kryeministrit njoftoi se Kurti do të udhëtojë për në Strasburg dhe do të qëndrojë për dy ditë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sonte për në Strasburg për të marrë pjesë në takimin e 10-të të Komitetit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit me BE-në”.

“Gjatë qëndrimit dyditor, kryeministri Kurti do të takohet me deputetë dhe kryesues të grupeve kryesore politike të Parlamentit Evropian dhe Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola”.

Kujtojmë se kohëve të fundit Kurti madhëroi me lëvdata ish-kryeministrin serb, Zoran Gjingjiq, gjë që zgjoi debat të ashpër në vend, ngase Gjingjiq në raport me Kosovën ishte brenda konturave nacionaliste serbe pavarësisht asaj se ishte kundërshtar i Sllobodan Millosheviqit.

Gjingjiq madje kërkonte edhe kthim të ushtrisë serbe në Kosovë edhe pas kapitullimit të Serbisë pas Marrëveshjes së Kumanovës, dhe propozonte që Kosova ose të federalizohej ku shqiptarët dhe serbët të kishin status të njëjtë siç kanë boshnjakët dhe kroatët në Federatën e Bosnje-Hercegovinës, ose të ndjekej një model demarkimi si ai i Qipros, ose përfundimisht të bëhej ndarja territoriale ndërmjet zonave të banuara me shqiptarë dhe serbë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img