0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Rast i rrallë në botë, shqiptari në Londër me zemër në anën e djathtë

Një pacient shqiptar është paraqitur në një spital të Londrës me disa ankesa shëndetësore ndërsa është zbuluar se zemrën e kishte në krahun e djathtë si dhe organet e vendosura në të kundërt.

Rasti është zbuluar nga kardiokirurgu i njohur shqiptar Kristo Papa, i cili punon në Londër.

Sipas doktorit, pacienti i cili është 28 vjeç, është konstatuar me Destrocardia dhe inversione të organeve të barkut nga e majta.

Ky është ndër rastet e rralla në botë ndërkohë që për të riun kanë nisur shqetësimet e para shëndetësore.

Sipas doktorit, në të gjithë botën ka shumë pak raste njerëzish që e kanë këtë lloj anomalie trupore, shkruan Oranews.

Papa është shprehur se do ta ndjekë hap pas hapi rastin e të riut, i cili aktualisht vijon normalisht punën e tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img