Një burrë nga Birminghami i Anglisë është vetëm personi i dytë që është dëshmuar se ka lindur me tre penisë, shkruan Daily Mail.
Sidoqoftë, prej treve vetëm njëri penis kishte qenë funksional, sipas mjekëve të cilët e kanë publikuar këtë rast (të trifalisë) në një revistë mjekësore.
Dy penisët tjerë kishin qenë të lidhur për lëkurë të qeses skrotale që mban testikujt.
Rasti i 78-vjeçarit qe bërë i njohur pasi ai e kishte dhuruar trupin e tij për hulumtime shkencore pas vdekjes së tij.
Madje, besohet që ai mund të ketë jetuar tërë jetën e tij pa e diur që e ka këtë variacion anatomik.