Site icon PrishtinaPress

Rast i rëndë për familjen Iljazi në Prishtinë: 42-vjeçari dërgohet pa shenja jete në QKMF, Policia nis hetimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në lagjen Emshir në Prishtinë, ku një person i moshës 42-vjeçar u dërgua pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Për vdekjen e tij kanë nisur hetimet, teksa dyshimet e para lidhen me problemet e tij shëndetësore.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda QKMF-së kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Xhevit Iljazin, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor pasi u dërgua në këtë qendër.

Pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se i njëjti ka ndërruar jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Exit mobile version