7.7 C
Pristina
Wednesday, October 2, 2024

Buy now

spot_img

Rast i rëndë në Suharekë: Vdes gruaja, pasi rrëzimit nga ballkoni i shtëpisë

Një rast tragjik ka ndodhur në Suharekë.

Një grua 35-vjeçare ka ndërruar jetë, pasi dyshohet se ishte rrezuar nga ballkoni i shtëpisë së saj në lartësi prej 6 metra në Suharekë.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Me datën 01.10.2024 , pak pas orës 11:00 policia ka marr njoftimin se në fshatin Krushic e epërme të Suharekës një femër rreth 35 vjeçarr ( D. K.) në rrethana të pa njohura për momentin ishte rrezuar nga shkallet dhe ishte pa ndjenja. Viktima ështe dërguar emergjencë, në ora 11:50 policia është njoftuar se viktima kishte ndërruar jetë ne Spitalin Rajonal të Prizrenit . Njësitet përgjegjëse policore kanë dal në vend ngjarje dhe janë marrur me rastin. Ne lidhje me këtë rast, në koordinim me prokurorin kujdestar nga Departamenti për Krimeve të Rënda janë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore. Është bërë shiqimi i vendit të ngjarjes dhe dyshohet se viktima ka rënë nga ballkoni i shtëpisë në lartësi rreth 6 metra. Me urdhër të Prokurorit është inicuar rast “Hetim i vdekjes”, trupi i pa jetë i të ndjerës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, – ka deklaruar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi,

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img