1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Rast i rëndë në një familje në Pejë: 33-vjeçari e rrah me shufër metalike babain pasi s’i dha para

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste ku gratë dhunohen në forma të ndryshme nga bashkëshortët, apo edhe anëtarët e tjerë të familjes. Në shumë raste, viktima janë prindërit, të cilët përjetojnë dhunë nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se një ngjarje e tillë dhe mjaft e rëndë ka ndodhur në një familje në Pejë, ku një 33-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, të cilin e ka sulmuar fizikisht pasi nuk ka pasur të holla për t’ia dhënë.

Paratë u bënë mollë sherri, ku për pasojë i dyshuari e goditi babain me një shufër metalike dhe i ka kërkuar që të largohet nga shtëpia. Përballë kësaj situate, Sinjali mëson se viktima kërkoi ndihmën e Policisë, duke e raportuar rastin.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit të i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img