Site icon PrishtinaPress

Rast i rëndë në Istog, ish-ushtari i UÇK-së që ka humbur njërën këmbë, rrezikon të mbetet në qiell të hapur

Një rast i rëndë është paraqitur në Istog.

Ish-ushtari i UÇK-së, Aldaid Haziraj në luftë është plagosur rëndë.

Pasi kishte shitur gjithçka që ka pasur, pas 11 operimeve mjekët në QKUK janë detyruar t’ia këpusin këmbën e djathtë për shkak të një infeksioni.

Por vuajtjet e ish-luftëtarin nuk kanë mbaruar.

Përmbaruesi privat po e detyron invalidin e UÇK-së të lëshojë banesën ku qëndron aktualisht pasi ajo është blerë nga një person nga Klina.

“Më këto dhimbje të pa përshkruara më duhet të dal në rrugë. Ju lutem më ndihmoni”, ka qenë apeli i ish-ushtarit të UÇK-së, që e përcjell fondacioni Humanitar “Avni Hyseni”.

Haziraj thotë se çdo ditë ka nevojë të merr deri në 20 doza të morfinës për shkak të dhimbjeve të mëdha.

Ai thotë se nga nesër nuk do të këtë mundësi të blej as këto barna që janë shumë të nevojshme për të.

Fondacioni Humanitar “Avni Hyseni” ka filluar iniciativën për sigurimin e 40.000€ për ta bërë me banim familjen Haziraj në Komunën e Istogut.

– Fondacioni Humanitar “Avni Hyseni”

– Rruga “Ramush Lajqi” Pejë, 30000 Kosovë.

– Transfer brenda Kosovës në llogarinë bankare ne BKT: 1920004242031191

– Transfer jashtë Kosovës në llogarinë bankare në BKT:

– IBAN : XK05 1920004242031191

– SËIFT CODE: NCBAXKPR

– Nr kontaktit: +38349853112 – Fondacioni Humanitar Avni Hyseni.

Exit mobile version