Dhuna në familje, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasjes e tentimit për ta kryer këtë akt. Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste dhe janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët.
Kështu ka ndodhur edhe sot në një familje në lagjen Dardania në Prishtinë, ku një grua deshi t’i jap fund jetës së tij, duke konsumuar një sasi të medikamenteve.
Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është dërguar në këtë qendër posa i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Mësohet se Policia është njoftuar për rastin dhe më pas një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet se si ka ndodhur ngjarja.
Sipas të njëjtave burime, motivi dyshohet të jetë gjendja e rëndë emocionale si pasojë e dhunës së ushtruar nga bashkëshorti i saj.
Ky i fundit për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje” është ndaluar për 48 orë.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rast dhe pritet të ndërmerren edhe veprimet e nevojshme hetimore.