Site icon PrishtinaPress

Rasim Selmanaj zyrtarizon kandidaturën për deputet nga radhët e AAK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka konfirmuar kandidaturën e parë për deputet të Kuvendit nga radhët e Aleancës.

Haradinaj ka bërë të ditur se Rasim Selmanaj do të jetë kandidat për deputet.

“Rasim Selmanaj si njëri nga të shumtët e kësaj familjeje e kishte të njëjtin fat. Sot Rasimi betohet para atyre që kaluan dekada nëpër kazamatet serbe por edhe para brezit të ri të familjes Selmanaj se do të angazhohet fuqishëm për zgjedhjet nacionale me kandidaturën e tij për deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës”.

“Rasimi ishte gjithmonë i radhëve të para dhe i misioneve tona të rëndësishme. Angazhimi i tij për zgjedhjet e ardhshme na gëzon dhe do të jetë shtytje e madhe në misionin tonë për një Kosovë të sigurtë e të zhvilluar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Exit mobile version