Anëtarja e klubit parlamentar “Lëvizja Serbia e Re për shpëtimin e Serbisë”, Sanda Rashkoviç ka thënë sot se kandidati për president, njëherësh edhe kryeministër i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, uli veten, serbët dhe Serbinë për të pranuar kushtet e Hashim Thaçit për të hyrë në Kosovë.
“Kryeministri ynë dhe kandidati për president, Vuçiçi i madh, merr leje nga Hashim Thaçi pasi nuk lejohet të vijë në Kosovë i shoqëruar nga dy ministrat, të policisë dhe mbrojtjes.
Kryeministri ynë shkon në Kosovë nën kushte ulëse”, ka thënë Rashkoviç.
“E gjithë kjo nuk është vetëm shenjë se po përgatitet vjedhje e madhe e zgjedhjeve në Kosovë, por në mënyrë implicite njihet pavarësia e Kosovës”, ka thënë më tej Rashkoviç.