Site icon PrishtinaPress

Rashiq thotë Lista Srpska punon që serbët të mos marrin pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq tha se ka informacione jo zyrtare që Lista Serbe është duke punuar për bojkotim të zgjedhjeve nacionale dhe lokale.

Zgjedhjet e fundit lokale i bojkotuan, andaj në 4 komunat veriore u zgjodhën kryetar shqiptar.

Por, qytetarët serb ka mundësi të mos marrin pjesë përsëri në zgjedhje të organizuara nga shteti i Kosovës, tani në ato parlamentare të 9 shkurtit.

Kështu të pakën deklaron ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, që thotë se janë informacione jozyrtare.

Ministri në Qeverinë Kurti pretendon se këtë bojkot po e organizon Lista Serbe.

Ai thotë se kërkesa e Vuçiqit, për zgjedhje të menjëhershme është e pamundur edhe në aspektin ligjor.

Andaj kur të vijë koha e zgjedhjeve, pikërisht kjo kërkesë do të bëhet pretekst për mospjesëmarrje.

“Konsideroj që atë kërkesë do të, të them kështu do të dramatizohet në formë ku një moment, po pres që disa grupacione, në veçanti nga Lista Serbe, që të shpallin ndonjë formë të mos pjesëmarrje në procesin zgjedhor, bile a do të ndodh ajo për një pjesë të Kosovës apo në tërë territorin, është diçka që do të shohim në të ardhmen”, ka deklaruar  Rashiq për RTV Dukagjini.

Pas kësaj ministri refuzoi të jap informacione shtesë pasi tha që nuk dëshiron të kuptohet e gjitha çka dinë për këtë plan.

“Ka një, ju kërkoj falje por është herët, nëse bash iu tregojmë që e dimë krejt çka planifikojnë,nuk është mirë për ne, për ata është mirë se atëherë e kuptojnë që janë BUSTED, që thuhet ajo por këtë moment e di për siguri që do të jenë destruktiv”, ka deklaruar ai./RTV Dukagjini

Exit mobile version