1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Rashiq: Rada Trajkoviq do të jetë këshilltarja ime për shkak të njohurive dhe përvojës së saj

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviq, do të emërohet këshilltare e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Këtë informacion e ka konfirmuar vetë Rashiq.

“Me të drejtë është emëruar sepse ka përvojë dhe njohuri të pasur dhe është e sigurt se prej saj mund të mësohet shumë dhe do të japë një kontribut të madh në punën e ministrisë. Përveç kësaj, ajo ishte një nga kandidatet në listë dhe kështu mori përgjegjësinë dhe pati guximin të ishte pjesë e listës së Iniciativës Qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë deklaroi Rashiq.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë, Rada Trajkoviq ishte në listën e Iniciativës Qytetare Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, e cila fitoi 1508 vota ose 0.173 për qind.

Mirëpo, pas dorëheqjes së deputetëve të Listës Serbe në fillim të nëntorit, në Kuvendin e Kosovës “hyri” Cvetko Veljkoviq, i cili ishte kandidat I kësaj iniciative.

Por, dy ditë pas betimit, Veljkoviq u largua nga kjo Iniciativë Qytetare.

“Unë do të përfaqësoj interesat e serbëve me Kosovën dhe do të ndjek politikën e shtetit të Serbisë”, tha Cvetkoviq./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img