Site icon PrishtinaPress

Rashiq: I kam bërë ofertë Vuçiqit, i kam thënë hajde jeto në Kosovë një muaj…

Ministri Nenad Rashiq ka thënë se mediat në Serbi që janë të afërta me pushtetin atje e sulmojnë vazhdimisht. Ai thotë se sulmohet edhe nga politika dhe krerët e institucioneve të Serbisë.

Por Rashiq, në emisionin Majtas jo Djathtas, ka thënë se ai i ka dërguar një ofertë presidentit serb Aleksandar Vuçiq, që të vijë të jetojë në Kosovë për një muaj.

“I kam bërë një ofertë Vucicit. Zotëri president nëse mund të vini tek une, e pas një muaji tek unë thoni të njëjtën gjë për mua dhe bashkëqytetarët e mi, unë do të tërhiqem nga politika dhe nuk do të merrem më kurrë me juve. Kam dashur të ia bëjë me dije se ti mund të flasësh për Kosovën por kurrë nuk mund ta dini si është jeta këtu për serbët e Kosovës dhe qytetarët këtu. Vetëm ata që janë me familje këtu, mund ta dinë këtë”, tha ai.

 

Exit mobile version