Futbollisti Milot Rashica po qëndron për pushime në Kosovë.
Pasi fitoi titullin e Kampionit të Turqisë me Galatasarayn, ai pushimet ka vendosur ti kaloj në vendlindjen e tij.
Rashica gjatë ditës së sotme është takuar me trajnerin e njohur Ismet Munishi.
26-vjeçari i ka dhuruar ish-trajnerit të tij te Llamkos Kosova, një fanellë të Gallatasarayt, me të cilën u shpall Kampion i Turqisë.