Site icon PrishtinaPress

Rashica: Ne jemi kampionët

Galatasaray u shpall këtë të martë kampion në Superligën e Turqisë për sezonin 2022/23.

Klubi nga Stambolli ia doli ta rikthej titullin pas katër vjetëve.

Skuadra e drejtuar nga Okan Buruk shënoi fitore sonte në udhëtim ndaj Ankaragucu me rezultatin 1:4, për të siguruar edhe matematikisht titullin.

Milot Rashica u paraqit në këtë ndeshje për 79 minuta, teksa regjistroi një asistim.

Pas ndeshjes, reprezentuesi i Kosovës ka bërë një postim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, të cilin e shoqëroi me disa fotografi ku shihet me flamurin e Kosovës.

“PO NE IA DOLËM. NE JEMI KAMPIONËT”, shkroi Rashica.

Ndryshe, për Galatasarayn është ky titulli i 23-të në histori të klubit.

Exit mobile version