Milot Rashica ka reaguar pas kalimit në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë.
Werder Bremen e eliminoi Dortmundin mbrëmë nga Kupa e Gjermanisë, ku u treguan më të sakët nga penalltitë, pasi për 120 minuta lojë nuk u vendos fituesi, ndërsa rezultati në ndeshje ishte, 3:3.
Milot Rashica e shënoi golin e parë për skuadrën e tij, e që ishte një gol tejet i bukur, përcjell prishtinapress.eu
Ky gol për të ishte edhe më special, pasi arriti të shënonte në ditëlindjen e Werder Bremenit, ndërsa ka bërë një postim në llogarinë e tij në Instagram.
“Çfarë ndeshje fantastike!! Mbështetja e tifozëve ishte e mrekullueshme, faleminderit! #vazhdotëluftosh Urime ditëlindjen Werder Bremen”, ka shkruar Rashica në llogarinë e tij në Instagram.