Milot Rashica pritet që sonte ta zhvilloj ndeshjen e dytë me klubin e tij të ri, Werder Bremen.
Ylli i Përfaqësueses së Kosovës u transferua nga Vitesse në Bundesliga me shifrën 7.5 milionë euro.
Ai luajti afro 60 minuta në fitoren e Bremenit kundër Schalkes.
Por, sonte skuadra e Bremen luan kundër Bayern Leverkusen nga ora 20 e 45, ndeshje e vlefshme për Kupën “Pokal”.
“Gati për ndeshjen sonte”, ka shkruar Rashica në rrjetet sociale.