4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Rashica e zhvilloi stërvitjen e parë me Besiktasin

Milot Rashica e ka nisur eksperiencën e re në Turqi.

Futbollisti kosovar e ka zhvilluar sot seancën e parë stërvitore me ekipin e ri, Besiktas..

Vushtrriasi ishte mbrëmë prezent në stadium në fitoren e Bardhezinjve ndaj FK Neftchit me rezultat 2:1, ndërsa u prit me brohoritje dhe si hero nga tifozët e gjigantit turk.

Ndërsa sot futbollisti i deridjeshëm i Norwichit iu bashkua ekipit në stërvitje dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës në Superligën turke.

27 vjeçari është i vendosur për t’i treguar vlerat e tij edhe në Besiktas, njëjtë siç bëri në sezonin e kaluar në Galatasaray, ku ishte i huazuar për një vit.

Sidoqoftë, klubi Verdh e Kuq u tregua i ngathtë dhe e zhagiti punën, ndërsa Besiktasi u tregua më i shkathtë duke e transferuar atë pak ditë më parë.

Rashica i kushtoi klubit nga Stambolli 5 milionë euro, ndërsa nënshkroi kontratë katërvjeçare me një rrogë vjetore prej 2 milionë eurosh.

Ish-futbollisti i Vitesses dhe Werder Bremenit do ta synojë titullin e kampionit të Turqisë me Besiktasin.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img