Marcus Rashford është zgjedhur lojtari më i mirë i muajit janar në Premierligë.
Futbollisti i Manchesterit vazhdoi duke shënuar gola dhe duke qenë kyç për “Djajtë e Kuq”.
Kjo është hera e dytë që ylli anglez e fiton këtë çmim.
Ndërkohë, Mikel Arteta i Arsenalit u zgjodh trajneri më i mirë i muajit.