Site icon PrishtinaPress

Raportuesja për Kosovën kërcënohet nga mercenarët rus të “Wagner”-it

Raportuesja për Kosovën dhe deputetja e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon, ka njoftuar se ka marrë një letër kërcënuese nga oligarku rus dhe financuesi i grupit të mercenarëve “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, si rezultat i një fjalimi që kishte mbajtur në Parlamentin Evropian më 25 nëntor 2021.

“Rusia është një hajgare! Grupi i mercenarëve “Wagner” që sponzorizohen nga shteti rus, të drejtuar nga oligarku i Putinit Prigozhin nuk është i lumtur me fjalimin tim, duke më dërguar një letër kërcënuese duke më paditur për 10 000 000 rubla. Më nxitën një të qeshur të mirë. E gëzuar të jem nën shoqërinë e Andrius Kubilius”, ka shkruar Cramon duke bashkëngjitur letrën që kishte marrë.

Von Cramon në fjalimin e saj në vitin 2021 kishte thënë se Bashkimi Evropian duhet të vendos sanksionet më të rrepta për grupin “Wagner”, për të treguar se vrasja nuk është biznes por është krim kundër njerëzimit.

“Vdekja është biznesi ynë dhe biznesi po shkon mirë”, Rusia dhe Grupi Wagner i Rusisë dhe mercenarë të tjera guxojnë të veprojnë nën këtë moto sepse ne i lejojmë ta bëjnë këtë. BE-ja duhet të vendos sanksionet më të rrepta për të treguar se vrasja nuk është biznes, është krim kundër njerëzimit”, kishte thënë Cramon.

Exit mobile version