Raportuesi për Kosovën në KE, Peter Beyer: Tarifa të hiqet pa kushte dhe dialogu të rifillojë sa më shpejtë

92
Advertisement

Raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës, Peter Beyer, tha se Serbia dhe Kosova duhet të bëjnë hapa drejt njëri-tjetrit, dhe se dialogu duhet të rifillojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe pa kushte.

Advertisement

Beyer theksoi se largimi i tarifave të vendosura nga Kosova për mallrat nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina, duhet të bëhet po ashtu pa kushte, siç kërkohet nga Gjermania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të tjerët.

Sa i përket asaj se pjesë e Këshillit te Evropës është edhe Rusia, e cila është përkrahëse e pakontestueshëm e Serbisë, dhe njëkohësisht sa e pengon kjo anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës, Peter Beyer, në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, ka theksuar se në mënyrë të ngjashme, të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Evropës, kanë të drejta dhe detyrime, dhe kanë nevojë të trajtojnë njëri-tjetrin në një mënyrë të drejtë, dhe këtë e pres dhe e kërkojë edhe nga Rusia e Serbia, e gjithashtu edhe nga shteti anëtar i ardhshëm Kosova.

Ndërkaq, lidhur me diskutimet e mëhershëm të disa liderëve rajonal, për propozimin e  shkëmbit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, Beyer e bëri të qartë se “Gjermania dhe unë personalisht kundërshtojmë idenë e propozuar për shkëmbim të tokës, apo shkëmbim të territoreve, dhe nuk do të mbështesim asnjë plan për ta realizuar atë”.

Telegrafi: Z. Beyer, jeni zgjedhur raportues i Kosovës në Këshillin e Evropës. Cilat janë mundësitë që gjatë mandatit tuaj Kosova të behet anëtare e Këshillit te Evropës, pasi ka dëshmuar dhe do ta dëshmojë gjithmonë se është bartëse e të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike?

Peter Beyer: Detyra ime si raportues është të bëj gjetje të fakteve dhe të dërgojë mesazhe nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, (PACE), si në lidhje me objektivat kryesore të Këshillit të Evropës, d.m.th. duke u përpjekur për sundimin e ligjit, demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Kam besim se jam në gjendje të udhëheq një numër diskutimesh të dobishme, dhe besoj se Qeveria e Kosovës, është e aftë dhe e gatshme t’i përmbushë detyrat e saj në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Telegrafi: Pjesë e Këshillit te Evropës është edhe Rusia, e cila është përkrahëse e pakontestueshëm e Serbisë. Sa e pengon kjo  anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës?

Peter Beyer: Të gjithë anëtarët e Këshillit të Evropës, kështu edhe Asambleja Parlamentare, janë pajtuar apo abonuar, me qëllimet dhe vlerat e Këshillit të Evropës, d.m.th. Kartën e të Drejtave të Njeriut. Në mënyrë të ngjashme, të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Evropës, kanë të drejta dhe detyrime dhe kanë nevojë të trajtojnë njëri-tjetrin në një mënyrë të drejtë. E pres dhe e kërkoj këtë edhe nga Rusia, Serbia, dhe gjithashtu nga shteti anëtar i ardhshëm Kosova.

Telegrafi: Jeni njohës i mirë i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. A mendoni se dy shtetet të arrijnë një hap përpara dhe të diskutojnë për normalizimin e marrëdhënieve, pasi që ka një kohë të gjatë që bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë janë stopuar?

Peter Beyer: Serbia dhe Kosova duhet të bëjnë hapa drejt njëri-tjetrit. Dialogu duhet të rifillojë sa më shpejt të jetë e mundur, pa kushte. Kjo do të thotë, se asnjë vend nuk duhet të vendosë parakushte para se të fillojnë bisedimet përsëri. Kur bëhet fjalë për konceptin e reciprocitetit, për shembull, heqja e tarifave të vendosura nga Kosova për mallrat nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina, duhet të hiqet pa kushte, siç kërkohet nga Gjermania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të tjerët. Të gjithë duhet ta kuptojnë këtë. Nuk është koha për t’i shërbyer klientelës së dikujt, por për të bërë atë që është më e mira për vendin e dikujt. Të dyja palët duhet të bëjnë detyrat e tyre të shtëpisë. Kam besim se Kosova dhe Serbia do të gjejnë një mënyrë praktike dhe të kujdesshme për ta çuar procesin përpara së shpejti.

Telegrafi: Si e shpjegoni diskutimin e mëhershëm të disa liderëve rajonal, për propozimin e  shkëmbit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë?

Peter Beyer: Gjermania dhe unë personalisht kundërshtojmë idenë e propozuar për shkëmbim të tokës, apo shkëmbim të territoreve, dhe nuk do të mbështesim asnjë plan për ta realizuar atë.

Telegrafi: Kosova është  shteti i vetëm në Evropë qe nuk e gëzon lëvizjen e lirë, edhe pse të gjitha kriteret janë të përmbushura. A do të thotë kjo se politika e Bashkimit Evropian karshi Kosovës, është treguar jokorrekte?

Peter Beyer: Unë kam thënë vazhdimisht se është e padrejtë dhe e panevojshme të vonohet ky proces. Pesë vendet jo-njohësit të Kosovës brenda BE-së, duhet të shfuqizojnë menjëherë bllokadën e tyre. Populli i Kosovës meriton të njëjtin trajtim dhe liri si vendet fqinjë. E kuptoj që Kosova ka përmbushur kushtet për të marrë lëvizjen e lirë. Teknikisht, Komisioni i BE-së dhe vendet anëtare të BE-së, duhet të aprovojnë përfundimisht liberalizimin e vizave për Kosovën. Unë dëgjoj se grupet kompetente të punës, po punojnë intensivisht në këtë gjë.

Telegrafi: Z. Beyer, ju jeni deputeti i Parlamentit të Gjermanisë nga partia e Kancelares Angela Merkel, CDU, e cila ka mbështetur në vazhdimësi pavarësinë e Kosovës dhe rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian. Ndërkohe qe ju jeni reporter në Bundestagun Gjerman, përveç për Kosovën edhe për Serbinë dhe e njihni situatën reale atje, me intereson te dijë se, cilat janë mundësitë që Serbia të jetë pjesë e BE-së, nëse nuk e njeh pavarësinë e saj?

Peter Beyer: Si raportues  nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, (PACE-së), unë nuk mund ta komentoj atë. Si raportues në Bundestagun gjerman, unë i bëj thirrje të gjitha palëve të ndjekin një qasje pragmatike dhe të bëjnë detyrat e tyre shtëpiake. Harta e rrugës për një rrugë të qetë, por sfiduese për anëtarësimin e plotë në BE, duhet të jetë e qartë për të dyja vendet, si : Zbatimi i marrëveshjes së Brukselit, arritja e një marrëveshjeje juridikisht detyruese dhe gjithëpërfshirëse. Kam shumë shpresë se individët përgjegjës në qeveritë e të dyja vendeve e kuptojnë shumë mirë këtë, dhe prandaj pres që ata të veprojnë në përputhje me rrethanat.

Telegrafi: Kosova tashmë ka formuar institucionet e reja, me një bashkëqeverisje mes partive, Lidhjes Demokratike te Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, ku kryeministër është z. Albin Kurti. Si e shini këtë bashkëqeverisje, dhe cili do të jetë bashkëpunimi juaj me këtë Qeveri?   

Peter Beyer: Unë e uroj Kosovën që ka ndërtuar një Qeveri të koalicionit plotësisht të operueshëm dhe i dëshiroj çdo të mirë. Në pamje të presionit të madh që qëndron mbi të, dhe i krijuar nga pritjet e popullit të Kosovës, si deklaratat gjatë fushatave zgjedhore dhe komunitetit ndërkombëtar, unë jam plotësisht i vetëdijshëm për sfidat që përballen politikanët. Por, ata mund t’i trajtojnë këto situata, kam besim. Sidoqoftë, asgjë tjetër nuk do të ishte e pranueshme. Kjo qeveri, është e detyruar të jetë e suksesshme,në mënyrë që t’i mos i zhgënjejë pritjet e larta nga njerëzit e vet. Ata kanë aq shumë shpresë, si në një luftën e suksesshme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Një qeverisje e mirë mund të pritet të mbështetet më tej nga Gjermania. Sidoqoftë, ne duhet të shohim prova të përpjekjeve serioze./Telegrafi/

PostAdssFotoja e reklamës