Një gazetar kinez i cili ishte zhdukur pasi në shkurt kishte raportuar ndër të parët për pandeminë e coronavirusit në Ëuhan, më në fund është gjetur ka njoftuar një mik i tij, duke theksuar se i riu ishte arrestuar nga autoritetet kineze.
Sipas The Guardian, Chen Qiushi, ish-avokat i shndërruar në gazetar, kishte filluar të raportojë nga rrugët e spitalet e Ëuhanit nga 23 janari, e zhdukja e tij e mistershme kishte nxitur reagime të ashpra se qeveria kineze po hakmerret ndaj atyre që po tregonte të vërtetën.
Madje qeveria kineze nuk ishte deklaruar lidhje me zhdukjen e tij apo vendin, ku mund të jetë duke qëndruar pasi u kap nga forcat e rendit.
Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në YouTube, miku i Chen, Xu Xiaodong, ka thënë se Chen është në “gjendje të mirë shëndetësore”, dhe vazhdon të jetë nën mbikëqyrje.