Valbon Krasniqi sot mund ta ketë ditën e fundit si drejtor i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.
Gazeta Shneta ka marr vesh nga burime brenda SHSKUK-së se Bordi Drejtues i SHSKUK-së është duke shqyrtuar sot raportin e Zyrës Kombëtare të Auditorit.
Ky raport është cilësuar si i kualifikuar dhe i njëjti ka nxjerrë disa parregullësi në menaxhimin e buxhetit dhe kontratave në SHSKUK.
Këto gjetje mund ta çojnë sot Krasniqin drejt shkarkimit nga Bordi Drejtues. Krasniqi është emëruar në këtë pozitë në korrik të vitit 2020, pas shkarkimit të ish-drejtorit Basri Sejdiu.
Lidhur me këto raportime Gazeta Express ka tentuar ta marrë një përgjigje nga Valbon Krasniqi, por i njëjti nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike. Njëjtë kanë vepruar edhe nga bordi i SHSKUK-së.