6.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Raportohet se qytetarët serbë nisin peticionin për largimin e Atiqit, Ugljanin: Nuk kam informacion

Në media është raportuar se sot qytetarët serbë kanë nisur nënshkrimin e peticionit për largimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Por, kjo mbetet ende e pa konfirmuar pasi që kryesuesi i Kuvendit Komunal, Nexgat Ugljanin, thotë se s’ka informacion.

Ugljanin tha për Klankosova.tv se iniciatorët do të duhej ta informonin atë.

“Nuk kam informacion. Ata është dashur që të më informojnë mua si kryesues, ashtu si ishte e paraparë në Udhëzimin Administrativ”, tha Ugljanin.

Ai shtoi se nëse kjo ka ndodhur, do ta informojë menjëherë Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

“Ata do të duhej të komunikonin me mua. Domethënë të tregojnë se ku po do të mbahet ky proces. Cilin objekt komunal?”, tha ai.

Lidhur me këtë proces, Klankosova.tv e ka kontaktuar zëvendësministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka arritur të komunikojë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img