Site icon PrishtinaPress

Raportohet se Osmani refuzoi të takohet me Lajçakun në Pragë, pas kërkesës së këtij të fundit

Presidentja Vjosa Osmani raportohet se ka refuzuar takimin me Miroslav Lajçak, ndërmjetësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

Siç raporton Klan Kosova, Lajçak kishte kërkuar të takohej me Osmanin gjatë Forumit të Pragës për të trajtuar zhvillimet e fundit, duke përfshirë mbylljen e komunave paralele serbe në veri të Kosovës nga autoritetet kosovare dhe çështjen e urës së Ibrit.

Exit mobile version