Po raportohet se moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi ka pësuar aksident trafiku.
Sipas mediave, ish-banori i Big Brother, ka qenë duke u kthyer në Kosovë pas një qëndrimi në Shqipëri, shkruan Shqiptarja.
Në raportimet e mediave thuhet se aksidenti ka ndodhur pasi njëra nga gomat e makinës së Mjekiqit ka plasur.
“Për pasojë ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke rënë në një fushë të hapur. Thuhet se Meritoni ka mbetur i bllokuar brenda makinës për pothuajse një orë”, thuhet në raportin./Shqiptarja.