Gjesti duket se ka nënshkruar një marrëveshje me Top Channel.
Ky lajm ka shkaktuar shumë reagime, duke u bërë pjesë e diskutimeve pas suksesit të Gjestit, i cili ka arritur një popullaritet të ngjashëm me atë të Luiz Ejllit, ka raportuar Prive.
Kontrata e nënshkruar është për një periudhë dyvjeçare dhe përfshin menaxhimin e karrierës së tij artistike, duke u përqendruar në zhvillimin e këngëve dhe projekteve muzikore.
Projekti i parë i Gjestit, që pritet të publikohet së shpejti, do të shoqërohet me një videoklip të realizuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.