Site icon PrishtinaPress

Raportohet se është vrarë Ayad al-Jumali, numri dy i ISIS-it

Televizioni shtetëror irakian raporton se është vrarë numri i dy në komandën e grupit militant Shteti Islamik.

Televizioni, duke cituar zyrtarë të inteligjencës ushtarake, ka thënë se Ayad al-Jumali, që besohet e është zëvendës i liderit të IS-it, Abu Bakr al-Baghdadi, është vrarë nga sulmet ajrore të forcave irakiane. Në sulmet që kanë kryer në zonën al-Qaim, pranë kufirit sirian, thuhet se janë vrarë edhe komandantë të tjerë të IS-it.

Televizioni irakian ka raportuar se Jumali ishte “numri dy në komandën” e IS-it dhe ishte “ministër për luftë”. Megjithatë, nuk është dhënë data se kur janë kryer sulmet ajrore.

Forcat irakiane, të mbështetura nga koalicioni ndërkombëtar që udhëhiqet nga SHBA-ja, janë duke luftuar për të rimarrë kontrollin e qyteti Mosul, ku lideri i IS-it, al-Baghdadi, e shpalli të ashtuquajturin kalifatin islamik më 2014. Bagdadi besohet se është larguar nga Mosuli dhe po strehohet në shkretëtirë.

Exit mobile version