-2.9 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Raportohet se është vjedhur një laptop i gjykatësit të Speciales, në Serbi i bëjnë jehonë lajmit

Një vjedhje raportohet se është kryer në banesën e një gjykatësi të Gjykatës Speciale.

Gazeta franceze “Le Journal du Dimanche” raporton se një laptop me të dhëna sensitive u vodh në banesën e gjykatësit në Paris të Francës. Siç shkruan kjo gazetë, ky rast ka ngritur shqetësime te autoritetet franceze.

“Banorët e një ndërtese e thirrën Policinë pasi vërejtën që dera e fqinjit të tyre ishte hapur me forcë”. Kështu e përshkruan rastin kjo gazetë, duke theksuar se “nuk ishte vjedhur asnjë gjë me vlerë, përveç një laptopi”. 

Në të, thuhet se kishte të dhëna “shumë sensitive” lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-ë në Hagë, të cilët po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale si të akuzuar për krime lufte.

Për rastin raportohet se është njoftuar gjykatësi, ndërsa thuhet se ai nga largësia e ka fshirë përmbajtjen e laptopit të vjedhur.

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë u morën me këtë çështje, duke i bërë jehonë lajmit.

Zyrtari francez që punon në MPJ-në e Serbisë, Arnaud Gouillon ka shkruar në Twitter, duke shpërndarë artikullin e gazetës franceze.

“Një grabitje e ngjashme ka ndodhur së fundi në Bruksel, ku një gjykatës i po kësaj Gjykate Speciale për krimet e UÇK-së i është vjedhur një kompjuter, por tani për tani këto dy raste nuk janë të ndërlidhura”, shkroi Gouillon.

Për këtë raportuan mediat serbe, përfshirë “Kosovo Online”, një medium serb në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img