Raportohet se është hapur sërish grupi “Albkings” që publikon pamje intime, e të dhëna personale të grave e vajzave.
“Klan Kosova” ka publikuar bisedat e grupeve të ndryshme ku bëhet thirrje që të shpërndahet informacioni se është hapur grupi.
“Çka po pret, kallxoj krejt shoqërisë, mahallës e kujshive që “Albkings” është rikthyer me shumë degjenerime.” – thuhet aty.
Gjatë muajit të kaluar, pas arrestimit të disa personave, prokuroria kishte thënë se grupi është mbyllur përfundimisht.