Kryenegociatori i Serbisë në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq, ka thënë se është arritur marrëveshja për çështjen e personave të pagjetur.
Petkoviq tha se Serbia do ta mbështesë grupin punues të kryesuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.
“Gjatë ditës kemi pasur një takim dypalësh me Lajçakun dhe ekipin e tij. Nga ana ime, ekspertët nga Beogradi i kanë prezantuar të gjitha çështjet e rendit të ditës gjatë takimit të sotëm, pastaj pasoi takimi trepalësh me kryenegociatorin e Prishtinës. Për çfarë ramë dakord është se ne kemi bërë hapin e fundit të nevojshëm për çështjen e personave të pagjetur, kështu që tani është hequr pengesa e fundit kur flasim për zbatimin e deklaratës për personat e pagjetur”.
“Do t’i japë mbështetje grupit të punës të kryesuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, por gjatë gjithë kohës ne theksuam dhe thoshim se për ne çështja e të pagjeturve nuk është çështje politike, por thjesht humanitare, çështje që patjetër duhet të zgjidhet”, tha Petkoviqi për “Euronews Serbia”, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, ai bëri të ditur se gjatë takimit ka insistuar në themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, gjë që e cila sipas tij, është shumë e nevojshme për serbët në Kosovë.