Site icon PrishtinaPress

Raportohet se burri i Vjosa Osmanit është emëruar Drejtor për NATO dhe Politika të Sigurisë në MPJD

Prindon Sadriu, burri i Presidentes Vjosa Osmani, është emëruar si i përhershëm në pozitën e Drejtorit të Departamentit për NATO dhe Politika të Sigurisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Kështu të paktën po raporton portali “Demokracia“, që ka publikuar edhe një vendim që thotë se është vendimi i emërimit të Sadriut në këtë pozitë.

“Prindon Sadriu me gradë Ministër në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup, pas përfundimit të mandatit, sistemohet përhershëm në pozitën Drejtor i Departamentit për NATO dhe Politika të Sigurisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, thuhet në këtë vendim.

Vendimi është marrë më 30 nëntor dhe mban nënshkrimin e sekretarit Behar Isma.

Sipas mediumit që ka nxjerrë dokumentin, në pozitën e re të Sadriut në MPJD, në shtator të këtij viti, ishte emëruar Artan Duraku me një “akt emrim”, por pastaj ish-konsull i Kosovës në Maqedoni që njëherit është edhe burri i shefes së shtetit me 30 nëntor 2023 u emërua me vendim të përhershëm në pozitën e Drejtorit të Departamentit për NATO dhe Politika të Sigurisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Exit mobile version