13.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Raportohet se 19-vjeçari kosovar ka vdekur pasi u sulmua me thikë në kufirin Serbi – Kroaci

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në kufirin Serbi – Kroaci, saktësisht në hyrje të fshatit Batrovci, ku dy të rinj janë sulmuar me thikë. 19-vjeçari nga Kosova, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Siç raporton mediumi serb Blic.rs, të dyshuarit janë arratisur nga vendi i ngjarjes, teksa Policia është vënë në kërkim të tyre.

Një shofer kamioni nga Bosnje e Hercegovina ka rrëfyer ngjarjen, duke thënë se ka parë një burrë dhe një grup njerëzisht që ishin në rrugën përballë kufirit.

 

 

“Pashë një burrë dhe një grup njerëzish që u gjendën në rrugën përballë kufirit dhe një burrë duke vrapuar. Pak më vonë, mes kamionëve, pashë një tjetër të ri që kishte rënë. Nuk isha i sigurt se çfarë po ndodhte dhe zakonisht nuk dalim nga kamioni në këtë pjesë të rrugës, veçanërisht natën, sepse ka emigrantë të fshehur në zonë. Policia ka ardhur rreth orës 22:00”, ka thënë dëshmitari.

Njëri prej të rinjve kosovarë, raportohet të ketë shpëtuar nga sulmi me thikë, ku thuhet se i dyshuari është një migrant nga Afganistani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img