Objekti i Radio Kosovës dyshohet se është përfshirë nga zjarri.
Siç raportohet Policia dhe ekipet e zjarrfikësve ndodhen tashmë në vendin e ngjarjes.
Reporteri.net ka kontaktuar me Policinë e Kosovës në lidhje me këtë rast, por deri në këto momente nuk kanë kthyer përgjigje.
Nuk dihen ende shkaqet që mund të kenë shkaktuar zjarrin.