Zyrtarët shëndetësorë kanë thënë se tetë persona janë vrarë në një sulm izraelit në ndërtesën e shkollës së OKB-së në Gaza.
Ata kanë bërë të ditur se të plagosurit, në mesin e të cilëve pati edhe fëmijë, janë dërguar me urgjencë në Spitalin Al-Aksa, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Forcat izraelite të Mbrojtjes Izraelite (IDF) thanë se kishin kryer një “sulm të saktë” në një ish-shkollë, duke pretenduar se ajo po përdorej si qendër komandimi dhe kontrolli nga Hamasi.
“Qendra e komandës dhe kontrollit, e cila ishte e ngulitur brenda një kompleksi që më parë shërbente si shkollë u përdor nga terroristët e Hamasit për të planifikuar dhe ekzekutuar sulme terroriste kundër trupave IDF dhe shtetit të Izraelit”, thuhet në deklaratën e IDF-së.