Në tre raste të ndara, në Prishtinë është raportuar se janë deponuar nga një kartëmonedhë të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Kartëmonedhat e dyshuara janë sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore nga policia.
Rastet vazhdojnë të hetohen dhe janë inicuar si falsifikim i parasë.
“Prishtinë 09.02.2023 – 10:00-– 10:30. Në tre raste të ndara, është raportuar se janë deponuar nga një kartëmonedhë të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Nga njësitë policore kartëmonedhat e dyshuara janë sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Rastet vazhdon të hetohen”, thuhet në njoftimin e policisë.