2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Raportimi mbi orientimin seksual, reagon fuqishëm i ngarkuari me punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë

I ngarkuari me punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Nicholas J. Giacobbe, Jr, ka reaguar pas raportimeve të shumta nëpër media mbi orientimin seksual dhe martesën e një qytetari në Kanada.

Ai ka thënë se homofobia dhe format e tjera të diskriminimit me urrejtje nuk kanë vend në shoqëritë moderne dhe demokratike. Ne të gjithë ndajmë përgjegjësi të barabartë për të siguruar që të drejtat themelore të njeriut të çdo personi të mbrohen dhe respektohen”, ka shkruar në twitter Giacobbe, Jr.

Ai ka shpërndarë edhe një reagim të Qendrës për Barazinë dhe Lirinë e Komunitetit LGBT në Kosovë (CEL).

“Dënojmë fuqishëm dhe shprehim shqetesimin tonë për shkeljen etike dhe standardet profesionale të gazetarisë në raportimin mbi orientimin seksual dhe martesën e një qytetari në Kanada. Me publikimin e këtij lajmi në mënyrë senzacionale, duke përdorur tituj tendenciozë dhe me potencimin e panevojshëm të lidhjes familijare të personit në fjalë me një politikane në Kosovë është cënuar rëndë privatësia e tij dhe e familjarëve, si dhe janë shkelur parimet themelore të kodit etik të gazetarisë. Këto raportime senzacionale dhe joprofesionale kanë nxitur një numër të madh të fyerjeve, kërcënimeve dhe gjuhë të urrejtjes, duke e fuqizuar një situatë të pasigurt për personat LGBTI në Kosovë”, thuhet në reagimin e CEL.

CEL rikujton përgjegjësinë e mediave për lejimin e publikimit të këtyre komenteve në faqet e tyre zyrtare, të cilat mund të nxisin veprime kriminale ndaj një personi apo një grupi të caktuar të shoqerisë.
“I bejme thirrje mekanizmave vetëkontrollues të mediave që të reagojnë dhe te ndermarrin veprime përkatëse ligjore dhe etike, për të ndalë komentet denigruese dhe për të dënuar nxitjen e urrejtjes që është vepër penale sipas Kodit Penal, Neni 141, paragrafi 1”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Këtë reagim e kanë mbështetë fuqishëm edhe Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore – CSGD, Rrjeti i Grave të Kosovës – RrGK, Civil Rights Defenders – CRD, Qendra Kosovare për Studime Gjinore – QKSGJ dhe Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut – YIHR KS.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img